Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.
Shtator 07, 2010, 02:56:51 PD
Takime Forum Ndihme Kerko Identifkohuni Regjistrohuni
Njoftime: I njoftojmë antarët tonë të nderuar se kemi bërë fshirjen e më tepër antarve për të cilët kishim dijeni apo dyshime që forumin El-Ahanf e përdornin për "spam". Nëse gabimisht kemi fshirë konton Tuaj, Ju kërkojmë falje dhe Ju lutemi që të regjistroheni përsëri. Ju faleminderit, stafi

+  Forumi El-Ahnaf
|-+  Pyetje&Pergjigje | Methebi Hanefi
| |-+  Gruaja ne Islam
| | |-+  Veçoritë e shtëpisë muslimane
« meparshmi tjetri »
Faqe: [1] Printo
Autor Teme: Veçoritë e shtëpisë muslimane  (Lexuar 1161 here)
ibn_jihad
Antare i ri
*
Postime: 7


Jihad


Shiko Profilin
« : Mars 07, 2009, 02:44:14 PD »

Cdo vit po shtohen ceremonitë e martesës nëpërmjet të cilave po jetësohen dëshirat më të shtrenjta të djemve dhe vajzave të reja. Dëshira e ndërtimit të një shtëpie të hareshme muslimane, ku ata do të gjejnë një strehim të mirë, pushim shpirtëror dhe fatbardhësi. Kështu do të jetojë dhe do të ritet në ketë shtëpi, një brez i devotshëm dhe i veçantë, nën mbrojtjen e një babe të mirë dhe nëne të butë.

Cilat janë veçoritë e kësaj shtëpie? اfarë rruge duhet ndjekur ata? Dhe si mund të jetësohet fatbardhësia familiare.

Allahu, xhel-le shanuhu, ka thënë: "Nga faktet e (e madhërisë së) Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri e mëshirë. Në këtë ka argumente për njerëzit që mendojnë. (Kur'ani fisnik, sureja 30, ajeti 21).

Shtëpia është një mirësi, të cilës ia dijnë vlerën dhe e meritojnë ata që e kanë humbur.

Allahu, xhel-le shanuhu, ka thënë: "All-llahu ju bëri shtëpitë tuaja vendbanim të qetë…(Kur'ani fisnik, sureja 16, ajeti 80).

Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: "Allahu, xhel-le shanuhu, përmend përsosurinë e mirësisë së Tij ndaj robërve të vet, që u ka dhënë atyre shtëpi, të cilat janë një strehë për ata; ata i banojnë ato, aty strehohen dhe përfitojnë prej tyre"

Shtëpia muslimane është një depo, përgjegjës të së cilës janë të dy bashkëshortët, ata janë themeli i ndërtimit të saj dhe shtyllat e saj; e udha që do të ndjekë shtëpia do të mvaret prej tyre. Pra, nëse i ndjekin urdhërat e Allahut me vepra dhe me fjalë, nëse i frigohen Allahut haptazi dhe fshehurazi dhe kanë cilësi të mira si dhe sjellje të mirë, drita do të hyjë në këtë shtëpi, efektet e saj do të përhapen dhe ajo do të ndritë jetën e njerëzve, duke u bërë kështu pikënisje i formimit të një brezi të devotshëm, të një shoqërie bujare, të një bashkësie të gjerë dhe të një qytetërimi të zhvilluar.

O ju bashkëshortë !

Ju ndërtoni kështu një kështjellë, njerën nga kështjellat e këtij religjioni dhe secili prej jush qëndron në një udhë që qon kah kjo kështjellë për të mos hyrë armiqtë në te. Ju që të dy jeni kujdestarë të kështjellës, burri është kujdestari dhe ai duhet të dëgjohet; I Dërguari i Allahut ka thënë: "Të gjithë ju jeni barinjë dhe secili përgjigjet për tufën e tij. Imami (udhëheqësi-sunduesi) është bari i popullit të vet dhe do të përgjigjet për tufën e vet. Burri është bari për familjen e vet dhe përgjigjet për tufën e tij. Gruaja është bareshë në shtëpinë e burrit të saj dhe do të jet përgjegjëse për tufën e saj. Shërbëtori është bari (rojtar) i pasurisë së zotriut të vet dhe do të jet përgjegjës per tufën e tij. Pra të gjithë ju jeni barinjëdhe secili do të përgjigjet për tufën e tij’’. (Transmetuar nga ibën Omeri,radijallahu anhu, sipas Buhariut dhe Muslimit)

Shtëpia e Pejgamberit, alejhis-selam, dhe ata që ishin nga nënat e besimtarëve, është shembull i të gjitha shtëpive në botë; është një shtëpi pejgamberike që tërhiqet nga mirëqenja (materiale sh.p.) dhe luksi por qëndron gjithnjë në thirjen e Allahut e në këndimin e KUR’ANIT dhe e cila ka dhënë shembullin më të mirë të heqjes dorë nga qejfet e kësobotshme, nga kënaqësitë dhe gëzimet e kësaj bote. I Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ua solli zgjedhjen grave të veta pa shtrëngesë, pasi që i përgatiti për një jetë shembullore. Allahu, xhel-le shanuhu, zbriti një ajet, në të cilin pyeti gratë e Pejgamberit të zgjedhin; jetën e kësaj bote ose Allahun, të Dërguarin e Tij dhe botën tjetër. Allahu, xhel-le shanuhu, thotë: "O Pejgamber! Thuaju grave tuaja: » Nëse e doni jetën e kësaj bote dhe shkëlqimin e saj, ejani pra: unë po jap furnizim (për lëshim) dhe po ju lëshoj ashtu si është e rrugës. E nëse ju tani e doni Allahun, të Dërguarin e Tij dhe vendbanimin e përhershëm (Xhenetin ), Allahu ka përgatitur shpërblim të madh, për mirëpunueset në rrugë t’Allahut" (Kur'ani fisnik, sureja 33, ajeti 28-29).

Ajshja, radijallahu anha, dhe të gjitha gratë e tij, Allahu qoftë i kënaqur me to, thonë: "Ne zgjedhim ALL’llahun, të Dërguarin e TIJ dhe botën tjetër"

Kjo nuk don të thotë se islami thërret në varfëri ose që Xheneti pengon përfitimin e begative të kësaj bote, mirëpo duhet zgjedhur shembullin më të mirë dhe mënyrën më të lartësuar të Islamit.

Shtëpia muslimane që nga brezi i parë përvijoi rrugën e saj në Islam me fjalë dhe me vepra, ata mbushën jetën e tyre me dritën e besimit; ata përvetësuan cilësitë e Kur’anit; pra modelet e veçanta të Islamit dolën nga këto shtëpi (panë dritën) dhe shënuan faqet më të bukura të historisë. Nga këto shtëpi dolën heronjë të guximshëm, mendimtarë të mëdhenjë, adhurues të mirë, asketë, udhëheqës të sinqert, fëmijë të mirë dhe gra të cilat e adhurojshin shumë Allahun. Shtëpitë muslimane ishin të këtilla, mbase ato ishin ngritur mbi baza të besimit, të drejtimit (udhëheqjes), të cilat do të ndriçohen me dritën e Kur’anit.

Shtëpia muslimane e kulluar dhe e devotshme është nje mbrojtje nga një gjendje e çoroditjes (zvetnimit); Pejgamberi, alejhis-selam: اdo fëmijë lind natyrshëm në Islam; prindërit e tij e bëjnë të krishterë, çifut ose mexhusi (adhurues i zjarrit)’’ Buhari.

Ibën Kajjim, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: ’’Shumica e fëmijve janë shthur për shkak të prindërve të tyre, mospërfilljes së tyre ndaj fëmijve të vet si dhe braktisjes së mësim-besimit dhe Synnetit; kanë shpërfillur edukimin mbase që ishin fëmijë; pra nuk i kanë bërë mirë vetvetes së tyre, dhe pasi që janë rritur, ata nuk kanë mundur të jenë të dobishëm për prindët e tyre".

Sa gjë e mirë, nëse kujdestari i familjes tubon fëmijtë e vet dhe ua këndon atyre Kur’anin, ua lexon atyre jetën e pejgamberve dhe ua mëson atyre mirësjelljen.

Gjëja më e rëndësishme për shtëpinë muslimane si dhe shërbimi me i mirë që mund t’ia bëjë shoqërisë është: edukimi i fëmijve si dhe formimi i një brezi të devotshëm e të fortë. Mirëpo edukimi nuk ka asnjë vlerë dhe këshillat nuk kanë asfar dobie nëse prindërit nuk janë një shembull i mirë i të adhuruarit, cilësive të mira, fjalëve te mira, të veprave të mira si dhe dukjes së mirë; Allahu, xhel-le shanuhu, ka thënë: "Edhe ata që thonë: ’’Zoti ynë Na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit. (Kur'ani fisnik, sureja el-Furkan, ajeti 74).

Dhe mendo në thirjen e Ibrahimit, alejhis-selam: “ O Zot im ! Më bën mua nga ata që falin namazin, e edhe prej pasardhësve të mij dhe pranoje lutjen time o Zoti ynë.’’ (Kur'ani fisnik, sureja 14, ajeti 40)

Allahu, xhel-le shanuhu, ka thënë: "Urdhëro familjen tënde të fal namaz, edhe ti vet zbatoje atë, ngase Ne nuk kerkojmë prej teje ndonjë furnizim (për ty as për familjen tende) Ne, të furnizojmë ty (dhe ata), dhe e ardhmja (fundi) është devotshmëria.(Kur'ani fisnik, sureja 20, ajeti 132).



Identifikuar

La ilahe il-lAll-llah Muhammeden Resulullah
Faqe: [1] Printo 
« meparshmi tjetri »
Shko te:  


Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.9 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!