Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.
Shtator 07, 2010, 02:21:04 PD
Takime Forum Ndihme Kerko Identifkohuni Regjistrohuni
Njoftime: I njoftojmë antarët tonë të nderuar se kemi bërë fshirjen e më tepër antarve për të cilët kishim dijeni apo dyshime që forumin El-Ahanf e përdornin për "spam". Nëse gabimisht kemi fshirë konton Tuaj, Ju kërkojmë falje dhe Ju lutemi që të regjistroheni përsëri. Ju faleminderit, stafi

+  Forumi El-Ahnaf
|-+  Tema te pergjishtshme
| |-+  Tema Islame
| | |-+  Komenti i ajetit të parë të Sures Fatiha
« meparshmi tjetri »
Faqe: [1] Printo
Autor Teme: Komenti i ajetit të parë të Sures Fatiha  (Lexuar 291 here)
Nimetulla
Global Moderator
Antare i ri
*****
Postime: 6



Shiko Profilin
« : Mars 09, 2010, 09:25:43 PD »

الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ E fillon Allahu xh.sh. këtë ajet me dy fjalë Elhamdu dhe lil-lahi që do të thotë i Falënderohemi Allahut xh.sh. Nga këtu kuptojmë dy gjëra: nën 1. Se ka vetëm një Allah dhe nën 2. Duhet me e falënderu. Allahun xh.sh. duhet me e falënderu ashtu siç na ka mësuar Ai me e falënderu, pra Allahu xh.sh na mëson që ta falënderojmë me Elhamdulil-lah, e kur thua Elhamdulilah falënderimeve tua ndaj Allahut xh.sh ia ke vendu kajmakun e falënderimit. Kjo fjalë përfshin në vete mënyrën më të shkurtë, më të sinqertë, më të drejtë sa i përket falënderimit që ia bën robi Allahut vet. Kjo që u tha deri tash ishte fillimi i komentit të fjalës “Elhamdulilah” tash disa fjale rreth përkthimit. Fjala Hamd nuk përkthehet në asnjë gjuhë të botës. Në gjuhën tonë është përkthyer si Falënderim, ndërsa përball fjalës falënderim në gjuhën arabe rin fjala Shukr. E ne kur e përkthejmë fjalën Elhamdulilah Të Falënderojmë Ty o Allahu ynë, e përdorim fjalën Shukr për të shprehur fjalën Hamd. Atëherë kur ne themi Falënderit o Allah kemi për qëllim Elhamdulilah. Me fjalën Elhamdulilah fillojnë 5 sure në Kurani Kerim edhe atë: Surja Fatiha, En’am, Kehf, Sebbe dhe Fatir, tash shkurtimisht disa fjalë për këto ajete ku përmendet fjala Elhamdulilah.
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَجَعَلَ الظُّلُمَاتِ وَالنُّورَ

“Falënderimi i qoftë vetëm All-llahut, që krijoi qiejt dhe tokën, që formuloi errësirat e dritën”. ( En’am 1)
Allahu xh.sh. në këtë ajet përmendi  qyet në shumës ndërsa tokën në njëjës, po ashtu errësirat në shumës dhe dritën njëjës. Nga kjo nënkuptojmë se qyet janë më shumë se një ndërsa toka është veç një, po ashtu kemi errësira të llojllojshme p.sh. Errësira e natës, errësira e mendjes, errësira e të pamurit d.m.th. shumë errësira e drita në njëjës se ka veç një dritë. Dijetarët futen edhe më thellë në kuptimin e këtij ajeti ashtu sipas radhitjes së Kurani Kerimit u përmendën qyet në shumës, errësirat në shumës pastaj toka njëjës edhe drita njëjës. Dijetarët e Astronomisë thonë se kështu janë të radhitura edhe në hapësirë, sa ma lart me shku është errësirë, d.m.th. qyet u përmendën shumës edhe errësira shumës ndërsa drita që është njëjës është në tokë se edhe toka është njëjës. Për këtë ky Libër është mrekulli sepse edhe radhitja e fjalëve në një ajet përmban mesazhe shumë domethënëse.
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي أَنْزَلَ عَلَى عَبْدِهِ الْكِتَابَ وَلَمْ يَجْعَلْ لَهُ عِوَجًا
“Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie”. (Kehf 1)
الْحَمْدُ لِلَّهِ الَّذِي لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ وَلَهُ الْحَمْدُ فِي الْآَخِرَةِ

“Falënderimi i takon All-llahut, e të cilit është ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë dhe i tërë falënderimi i takon Atij në botën tjetër”. (Sebbe 1)

الْحَمْدُ لِلَّهِ فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ جَاعِلِ الْمَلَائِكَةِ رُسُلًا أُولِي أَجْنِحَةٍ مَثْنَى وَثُلَاثَ وَرُبَاعَ يَزِيدُ فِي الْخَلْقِ مَا يَشَاءُ إِنَّ اللَّهَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ
“Falënderimi i qoftë Allauht, Krijuesit të qiejve e tokës Sajuesit të engjëjve me mga dy palë, tri palë e katër krahë, ndërmjetsues (në mes Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijimin atë që do, vërtet, All-llahu ka fuqi për çdo send”.  (Fatir 1)

Këto ishin Suret që fillonin me Elhamdulilah po kemi edhe disa sure që përfundojnë me fjalën Elhamdulilah, dhe atë: Surja Zumer dhe Surja Saffat.
Në suren Zumer Allahu xh.sh. e paraqet një stacion të mrekullueshëm të ndodhisë më të madhe. Ndodhi e cila te jep të shohësh rezultatet e punëve prej Ademit a.s. e deri te njeriu i fundit. Ajo ditë që Allahu do ti tuboj gjithë njerëzimin dhe asaj dite i vuri disa emra, që ne të kuptojmë rëndësinë dhe vlerën e asaj dite p.sh. Jaumul Kijameh, Jaumul Xheza, Jaumul Hakkah, Jamu Din e kështu me radhë. Allahu xh.sh. për kohëzgjatjen e kësaj dite, për llogarinë e kësaj dite thotë se do zgjatje 50000 vjet, ndërsa llogaritja e viteve te Allahu xh.sh. ndryshon me llogaritjen ne që i llogaritim vitet edhe atë 1 vit te Allahu xh.sh. konsiderohet me 1000 vitet tonat, pra 50000 vite çdo vit nga 1000 vite do të bëhet llogari. Ky tmerr, ky qëndrim në këmbë para Allahut xh.sh. për një kohë kaq të gjatë, bëhet që të ndahet llogaria me të drejtë. Allahu xh.sh. e përfundon Suren Zumer duke thënë:
وَتَرَى الْمَلَائِكَةَ حَافِّينَ مِنْ حَوْلِ الْعَرْشِ يُسَبِّحُونَ بِحَمْدِ رَبِّهِمْ وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْحَقِّ وَقِيلَ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
Në fillim të kësaj dite dhe në mbarim të saj i sheh O Muhamed dhe umeti yt le ta din se Melekët e Allahut xh.sh. rrethojnë arshin e Tij të zbukuruar, të stolisur, të ngritur dhe shikojnë se si ndodhë llogaria e njerëzimit 50000 vite në këmbë. Dhe më në fund kur të kryhet kjo çdo kush merë rrugën e vet sipas llogaris që pati, dhe kështu i fundit niset për në xhenet dhe i fundit për në xhehenem atëherë Allahu xh.sh. thotë:  وَقُضِيَ بَيْنَهُمْ بِالْحَقِّ
Të gjithëve ua kemi bë llogarinë me të drejtë, askujt si kemi dhënë tepër dhe askujt si kemi marrë tepër dhe çdo kush niset për në vendin e vet. Atëherë melekët në këtë moment thonë:
 وَقِيلَ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
E falënderojnë Allahun xh.sh. duke thënë: Elhamdulilahi Rabilalemin dhe pastaj nisen secila melaqe për në punën e vet.
Ajeti i fundit në Suren Saffat
 وَسَلَامٌ عَلَى الْمُرْسَلِينَ (181) وَالْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ (182)

Këtë Sure madhështore Allahu xh.sh. e përfundon duke thënë: Selami, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin a.s. dhe mi mbi gjithë pejgamberët tjerë dhe Hamd bëni Allahut zotit të gjithësisë.
Vëllezër të respektuar Allahu xh.sh. te Surja Fatiha e filloj me الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ e në këtë Sure e mbaron me الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ që do të thotë se çdo punë që e fillojmë dhe e barojmë duhet ta fillojmë dhe ta mbarojmë me الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ.
Fjalë më e artikuluar, më kuptim plotë, me e dashur te Allahu xh.sh. pas fjalës La ilahe ilaAllah është fjala Elhamdulilah. Këtë fjalë e thotë Muslimani kur është shumë mirë, këtë fjalë e thotë Muslimani kur nuk është shum mirë, këtë fjalë e thotë Muslimani kur ka varfëri, këtë fjalë e thotë Muslimani kur ka pasuri, këtë fjalë e thotë Muslimani kur është i lirë, dhe këtë fjalë e thotë Muslimani kur është i burgosur. Deri tash ishte komenti i pjesës së parë të ajetit të parë, e tash disa fjalë për pjesën e dytë رَبِّ الْعَالَمِينَ . Fjala Rab përkthehet në gjuhën tonë me fjalën Zot ndërsa fjala Allah nuk përkthehet. Allahu xh.sh. në çdo gjuhë ka lënë nga një emër që të thiret psh. në gjuhën shqipe Zot, në gjuhën gjermane Got, në gjuhën boshnjake Bog, në gjuhën angleze God, në gjuhën arabe Rab e kështu me radhë. Në çdo gjuhë kur thuhet Zot që të gjithë të mëdhenjtë, të vegjlit, bura, gra kuptojnë se është për qëllim Allahu xh.sh.. Ndërsa emri Allah kalon në të gjitha gjuhët pa mos u përkthyer p.sh. Shqiptarët musliman i thonë Allah, Gjermanët musliman i thonë Allah, Anglezët musliman i thonë Allah, Turkët musliman i thonë Allah. Emri Allah është emri absolut i Allahut xh.sh. Me termin zot me një z të vogël nganjëherë emërohet edhe njeriu p.sh. i zoti i shtëpisë, i zoti i kerit, i zoti i arës etj. këtu njeriu është një zotëri një përzvoglues i fjalës Zot, ku vetëm tregon pronësinë e sendit. Kurse termi Zot me të gjitha atributet dhe cilësitë e Tij i takon vetëm Allahut xh.sh.

Etimologjia e fjalës Rab, prej ka rrjedh fjala Rab?
Fjala Rab rrjedh nga fjala terbije, edukatë, edukim, e çka do të thotë fjala رَبِّ الْعَالَمِينَ Edukator absolut i gjithësisë, e çka donë të thotë edukator absolut i gjithësisë? Edukator absolut i gjithësisë do të thotë Mbikëqyrës absolut. E çka donë të thotë Mbikëqyrës absolut? Mbikëqyrës absolut do të thotë Krijues absolut i gjithësisë. E kejt kjo çka e ka kuptimin? Kejtë kjo donë të thotë: Ai që krijoi dhe Ai mbikëqyr çdo herë, asnjëherë nuk i ka pas shpine. Ai edukon, Ai furnizon, e jo Ai i ka krijuar dhe i ka lënë pas shpine.
Fjala Rab do të thotë edhe posedues. Posedues i të gjitha gjërave që ka krijuar dhe asnjëra nuk i duhet. Allahu xh.sh. i krijoi të gjitha gjërat dhe asnjëra nuk duhet, e si asnjëra nuk i duhet? ...ja psh.: Allahu xh.sh. e krijoi Oksigjenin 21% në hapësirë, a i duhet oksigjeni Allahut xh.sh. a merr frymë Ai. Ai krijoi detet a pinë ujë Ai. Ai krijoi Pemët a han pemë Ai. Ai krijoi Dheun a mbjellë në fush Ai. Ai krijoi Krypën, miellin, diellin, qyellin dhe të gjitha sendet që egzistojnë dhe asnjëra si duhet. Si tha Allahu xh.sh. قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ ُ Thuaj o Muhamed Allahu është një. اللَّهُ الصَّمَدُ çka do të thotë Samed? Samed do të thotë: gjithçka që ekziston ka nevojë për Allahun, ndërsa Allahu xh.sh. s’ka nevojë për asgjë.
Kur thamë më herët se fjala Rab e ka prejardhjen prej terbije, Edukator. Cilin e edukon Ai, cilin e bën terbije Ai? Këtu fjala edukim nuk e ka kuptimin e edukimit të prindit fëmijën duke i thënë rij urtë, bëhu i mençur etj. Por Allahu xh.sh. vet tregon se si i ka edukuar krijesat e Tij. Allahu xh.sh. ka instaluar te krijesat e Veta ndjenjën Instiktive që nga instinkti veprojnë dhe punojnë në këtë jetë. Ndjenjë kjo që është e falur nga Allahu xh.sh. pa pare, pa kundërvlerë përveç falënderimit dhe shukrit që duhet të i bëjmë Allahut xh.sh. për këto të mira që fali. Allahu xh.sh. thotë: “Unë jam Ai që çdo gjësë ia dhashë krijimin dhe udhëzimin” disa shembuj:
Në cilën shkollë u shkollua dallëndyshja që në vjeshtë të shkojë në Tanzani dhe Keni dhe përsëri kur të vijnë në pranverë ajo që ishte në këtë çerdhe vinë në këtë çerdhe dhe ajo tjetra në çerdhen tjetër. Dikush mund të thotë se këto e kanë mësuar rrugën, po ja diçka edhe më interesante. Ajo dallëndyshe që lindi atje dhe nënën e saj arriti që ta hajë macja, ajo dallëndyshja e re kur vinë këtu vinë te foleja ku ka qenë nëna e saj. Në cilën shkollë mësoi kjo, në cilin medrese u shkollua. Jo, por Allahu xh.sh. tha: “Unë i krijova dhe Unë ua dhashë udhëzimin”.
Peshku i njohur në lëmin e Detarisë peshku i lumenjve dhe për tu shumuar ky lloj peshku duhet të shkoj në fundet e oqeaneve që atje të shumohet. Nga principet e këtij peshku është se nëna nuk kthen prapë prej atje nga erdhi por të vegjlit e sajë kthehen atje prej nga u erdhi nëna. Çfarë shkolle pat atje në fund të oqeaneve, kush i mësoi këto. Rabbul alemini poseduesi dhe edukatori absolut.
Kush e mësoi Breshkën që ti mbuloj vezët e saja me rërë dhe ti len pak çel e tu dal para e ti ngroh me sy. Ajo nuk mund ti ngroh si pula me u ul mbi vezët se nuk ka puplia por ka një samar të ëolsvagenit dhe për atë ju del përpara dhe i ngroh me sy. Kush e mësoi këtë? Rabbul alemini e krijoi dhe Ai e udhëzoi.
Thotë Allahu xh.sh.: Unë e inspirova Bletën ndërto shtëpinë tënde në maje të kodrave dhe të kthyer kah lindja. Ata që merren me këtë zanat thonë se sandëku duhet të jetë në shpat dhe i kthyer ka dielli që ta sulmoj bletën rrezja e parë e diellit. Sandëku i bletëve është komunë në vete, ajo ka një mbretesh, ka policin e vet, ka ushtrinë e vete, punëtorët e vet ka edhe shumë sende tjera, por unë dua të shpjegoj rolin e mbretëreshës e cila çohet sa ta sulmoj rezja e parë dhe del te dera e shikon kohën dhe ulet ati pran derës, dhe nëse është me kokë jashtë kanë leje bletët tjera të shkojnë larg për nektar e nëse mbretëresha është me bishtin jashtë atëherë bletët tjera nuk duhet të shkojnë larg se koha nuk do të jetë e mirë. Kush e mësoi këtë. Të gjithë këto mrekulli Allahu xh.sh. i dha që njeriu ti shoh, të marrë mësim, të bindet dhe të falënderoj Allahun xh.sh. duke thënë  الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ.
Por edhe në hapësirë të gjitha yjet, të gjitha planetët, të gjitha galaktikat udhëtojnë ashtu si i ka urdhëruar Allahu xh.sh. Në një ajet Allahu xh.sh. thotë: As që nata nxiton ta zë ditën e as që dita nxiton ta zë natën, dhe të gjithë trupat ne gjithësi i madh apo i vogël qoftë. Në këtë trup që ne jemi tu jetuar konsiderohet prej të vegjëlve në krahasim me trupat tjerë në hapësirë. Astronomët na tregojnë se është një yll që rrotullohet për 8000 vjet veç një herë rreth vetvetes ndërsa toka ku ne jetojmë për 24 ore rrotullohet një herë rreth vetes. Tha Allahu xh.sh. Rabus Semavati vel Erd “Unë jam poseduesi i krejt këtyre planetëve, qiejve dhe tokës”, posedues i Arshit, posedues i xhenetit dhe xhehenemit dhe asnjëra si duhet, e kujt i duhet pra këto? Të gjithë këtë e krijova për njeriun që të vepron dhe punon dhe të meriton mëshirën Time e ta fus në xhenetin Tim.
Kjo është esenca e kuptimit të ajetit الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ I bëjmë Allahut xh.sh. hamd  Ati Zoti që krijoi të gjitha këto dhe asgjë nuk i duhet.
E tash në kohën e fundit kur muslimanët u edukuan me edukime të llojllojshme bëjnë edhe falënderime të llojllojshme, e falënderojnë dhe e adhurojnë atë që nuk duhet me u adhuru. Thotë Allahu xh.sh. në një Hadith kudsij: “çudij e madhe në mes Meje dhe robit Tim! Unë e krijoj adhurimin tjetër kujt, Unë e furnizoj falënderimin tjetër kujt”.
Tash vëllezër kush mbrin po adhurohet. Disa thonë: e adhuroj filan sportistin, e disa tjerë filan këngëtarin, disa e adhurojnë këtë e disa e adhurojnë atë. Kjo vëllezër është një kufër sipërfaqësor, fjala adhurim është fjalë e madhe vëllezër, ajo ja të len në fenë Islame ja të nxjerr nga feja Islame. Nuk adhurohet askush përveç Allahut xh.sh. i cili është  رَبِّ الْعَالَمِينَ .
Deri tash vëllezër folëm diçka rreth fjalës Rab e tash vjen në radhë pjesa e fundit e ajetit të parë Alemin. Fjala Alemin është shumësi i fjales Alem e që do të thotë Botë, me fjalën botë nënkuptojmë çdo gjë jashtë Allahut xh.sh. E nëse fjala botë përfshinë çdo gjë jashtë Allahut xh.sh. atëherë pse ka nevojë të vijë në shumës. Komentatorët e Kurani Kerimit thonë se nuk flitet për atë se ka shumë botra si kjo botë por për botët brenda kësaj bote psh.: bota e njerëzve, bota xhinve, bota gëzimit, bota e hidhërimit, bota e kafshëve, bota e insekteve, bota e detit, bota e nëndetit e kështu me radhë.
E për këtë Allahu xh.sh. thotë رَبِّ الْعَالَمِينَ Zot i të gjitha Botrave.
Identifikuar
Faqe: [1] Printo 
« meparshmi tjetri »
Shko te:  


Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit

Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP Powered by SMF 1.1.9 | SMF © 2006-2008, Simple Machines LLC XHTML 1.0! CSS!